Krijimi i parqeve teknologjike, Haxhi: Nismë për t’u përshëndetur

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 20:44 | Ekonomi
Krijimi i parqeve teknologjike, Haxhi: Nismë për t’u

Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave, deklaroi në “Business neës” me Aurora Sulçen, se nisma e qeverisë për krijimin e parqeve teknologjike bëhet për të nxitur ekonominë digjitale dhe “janë për t’u përshëndetur”.

“Qeveria po incentivon këto lloj aktivitetesh, ka pasur edhe ndryshime fiskale që i kanë dhënë avantazh edhe atyre që nuk janë brenda këtyre zonave të lira. Ka ulje të tatimit mbi fitimin për të gjithë kompanitë që bëjnë zhvillim “softëare”. Në fakt, ndryshe nga vendet e tjera, ne po incentivojmë ata që përfitojnë nga këto aktivitete, jo ata që i zhvillojnë. Këtu mund të ketë vend për ndryshime, për t’i dhënë impuls më tepër kësaj industrie”, tha Haxhi.

“Shqipëria ka avantazhin e pagës që është konkurruese në krahasim me vendet e tjera, por në pjesën tjetër nuk ka avantazh. Ne nuk kemi forcë punëtore të kualifikuar në këtë lloj industrie. Fusha e zhvillimit teknologjik është e pafund, nevojat në rang global janë të mëdha dhe qeveria mendon se mund të thithë diçka”, shtoi eksperti i ekonomisë, Elton Haxhi.

Sipas tij, profesionet e teknologjisë së informacionit janë profesionet e së ardhmes, kështu që duhen incentivuar aktivitetet e kësaj fushe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos