Rritja e çmimeve, Danaj: Qeveria të rishikojë taksat

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 20:35 | Ekonomi
Rritja e çmimeve, Danaj: Qeveria të rishikojë taksat

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, tha se pandemia fillimisht dhe lufta më pas, bënë që të shtrenjtoheshin pothuajse të gjitha produktet, por shtoi se ka edhe abuzime.

“Kemi një përqendrim shumë të madh të ofertës së lëndës së parë në duart e shumë pak kompanive, në krahasim me dy vite më parë. Kjo bën që çmimet të vazhdojnë të rriten. Gjithsesi, ekonomia është çështje besimi te konsumatori dhe kur ky besim thyhet, krijohet paniku dhe kjo bën që të rriten shumë çmimet e shportës”, deklaroi Danaj.

Në lidhje me bordet e transparencës, eksperti i ekonomisë deklaroi se nuk janë “funksionale” dhe nënvizoi se qeveria duhet të rishikojë taksat në këtë moment.

“Kam kërkuar me ironi që qeveria të ngrejë një bord edhe për motin. Duket sikur bordet janë shpëtimi, por nuk po japin atë efektin që presim. Ulja e çmimit të karburanteve nuk e jep efektin menjëherë, sidomos kur ulen. Duhet një rishikim taksash: të orientohen më të larta te produktet e luksit dhe të rishikohen me ulje te produktet bazë”, tha Danaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos