
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Bathore. Mësohet se një person ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij.
Sipas policisë, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi Agron Tanushi, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. (A2 Televizion)