
Një person është gjetur i vdekur sot në mëngjes në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet K.K., i cili është gjetur nga forcat e rendit pa shenja jete në automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinballaj dhe policia mendon se vdekja është pasojë e përdorimit të një arme zjarri.
Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë, ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)