
Policia e Durrësit njoftoi se ka shoqëruar në komisariat një 50-vjeçar pas publikimit në rrjete sociale të disa fotove ku shihej një qen që tërhiqej zvarrë nga një makinë.
“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip "Renault", shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth”, lexohet në komunikatën e policisë.
50-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale keqtrajtim i kafshëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)