
Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm.
“Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian”, njofton policia.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)