Autobusi me targa shqiptare aksidentohet në Maqedoninë e Veriut, mes të lënduarve një fëmijë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 19:17 | Kronikë
Autobusi me targa shqiptare aksidentohet në Maqedoninë e Veriut, mes

Një autobus me targa të Shqipërisë është aksidentuar mëngjesin e së shtunës në Maqedoninë e Veriut duke shkaktuar 3 të plagosur.

Aksidenti është regjistruar në aksin Manastir-Prilep, ku drejtuesi i autobusit me turistë humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë u plagos rëndë drejtuesi i autobusit dhe 2 persona të tjerë, një prej të cilëve një i mitur 14 vjeç.

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Manastirit për t’u mjekuar, ndërkohë që po hetohet për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos