Sekuestrohen 17 kg heroinë në Hanin e Hotit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 21:46 | Kronikë
Sekuestrohen 17 kg heroinë në Hanin e Hotit

Një sasi prej 17 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar heroinë është sekuestruar në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në një kamion me targa shqiptare që po qarkullonte për në drejtim të Malit të Zi.

Kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku është kontrolluar nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit Durrës dhe autoritetet doganore të Portit Durrës, që veprojnë përherë në Port.

Nga kontrolli i specializuar rezultoi se në kamion kishte të fshehur rreth 17 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Nga veprimet e para hetimore është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit ku u gjet lënda narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos