Gjendet një person i pajetë në Fier

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 19:44 | Kronikë
Gjendet një person i pajetë në Fier

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Fier. Policia bën të ditur se rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos