Krishtlindje në pandemi, lutje për të pastrehët e tërmetit dhe të prekurit nga Covid-19

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 19:32 | Aktualitet
Krishtlindje në pandemi, lutje për të pastrehët e

Ndryshe nga vitet e kaluara, kambanat e Kishave këtë herë nuk ranë në mesnatë, por midis orës 18:00 dhe 18:30. Lindja e Krishtit u kremtua nga mijëra besimtarë në Shqipëri, ku një pjesë e tyre nën masa të distancimit social ndoqën meshën nga afër.

Në kryeqytet besimtarët katolikë ishin të pranishëm në Katedralen e Shën Palit. Imzot George Frendo shpërndahu lutje për të gjithë njerëzit në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, besimtarët ortodoks kanë kremtuar Krishtlindjet në Katedralen ”Ngjallja e Krishtit”.

Kryepeshkopi Anastas drejtoi meshën në prani të dhjetëra besimtarëve. Vetëm një muaj më parë Kryepeshkopi u infektua nga COVID-19, madje gjendja e tij u rëndua duke u shtruar në spital në Athinë, duke e fituar betejën me jetën.

Lutje pati edhe për shpëtimin nga pandemia, me shpresë edhe nga vaksina që pritet të mbërrijë së shpejti edhe në Shqipëri. Pandemia ka diktuar rregulla të reja dhe lëvizje të kufizuara edhe gjatë fundvitit. Ashtu sikurse Krishtlindjet, të cilat nuk u kremtuan në mesnatë, e njëjta gjë pritet të ndodh edhe në ndërrimin e viteve. Rrugët e kryeqytetit do të jenë bosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos