
Nga Zvicra, profesor Fadil Çitaku, nga Lidershipi dhe Inteligjenca Emocionale (ALSS), foli në A2 mbi pandeminë e koronavirusit dhe pasojat që pritet të lërë të njerëzimi.
“Mund të themi se jemi në një krizë globale të shëndetësisë, të lidershipit të politikës dhe të ekonomisë. Vendet të ndryshme nuk ishin të përgatitura. Disa e neglizhuan këtë sfidë që erdhi nga ky virus, i cili ka sfiduar edhe vendet më të zhvilluara se Shqipëria apo Kosova, ku do të ketë një ndikim më të thellë. E rëndësishme është që liderët politikë të mbledhin ekspertët e ekonomisë, ata të shëndetësisë dhe të shikojmë për pasojat e të ardhmes. Aktualisht jemi duke u munduat të shpëtojmë jetë njerëzish, por duhet të shohim përtej kësaj”.
Çitaku theksoi se diaspora është e gatshme të japi ndihmën e saj, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. “Diaspora ka ekspertë shumë të aftë, që mund të japin një zgjidhje sa më të mirë, që të na dhembë sa më pak. Kjo bëhet nga lidershipi politik, i cili nuk duhet të shprehet se mund të bëjë gjithçka”, tha ai.
Sa i përket kritikave të Trump ndaj OBSH-së, Çitaku u shpreh: “Nëse politika injoron ekspertët është një gabim i madh. Nuk do të thotë se OBSH nuk ka fajet e veta, por politika besoj se ka më shumë faj se OBSH”.
Një thirrje për liderët politik: “Do të kemi një pasojë shumë të madhe nga ana ekonomike dhe këtu na duhet të kemi një unifikim të pozitës dhe opozitës, t’i shërbejnë popullit. Ne presim nga liderët që të na mbrojnë në situata krizë dhe jo ta frikësojnë popullin. Ata duhet ta zbusin sa më shumë frikën. Liderët duhet të bëjnë planet për të ardhmen. Ne kemi nisur këshillimet për krizën që ajo të zbutet sa më shumë. Ne kemi filluar edhe me ligjëratat në gjuhën shqipe, live. Edhe në këtë krizë kokat e mençura duhet të jenë inovative që ta zbusin sa më shumë këtë krizë. Na duhet një qasje tjetër, një reflektim tjetër. Liderët duhet të tregohen në kohë të vështira. Këtu nuk prish punë kush e merre flamurin. Është me rëndësi që liderët të reflektojnë, pasi populli nuk do t’ia falë. Tani kërkohet unifikim”, tha Çitaku. (A2 Televizion)