Kroatët shpëtojnë Interin nga turpërimi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 20:03 | Futboll
Kroatët shpëtojnë Interin nga turpërimi

Brozoviç dhe Perisiç kanë mundur t’i japin një pikë Interit në ndeshjen e javës së 6 të Serie A që po shkonte drejt fitores së ekipit mik të Parmës.

Zikaltërit arritën të barazonin në minutën e 92 të takimit, në një ndeshje ku u ndje shumë mungesa e sulmuesit kryesor Romelo Lukaku.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 46 të takimit me Gervinho, i cili në të 62-n shënoi dhe golin e dytë personal në këtë takim.

Dy minuta më vonë Brozoviç shkurton rezultatin. Djemtë e Conte u hodhën të gjithë në sulm, por duhet thënë se në disa raste fati ishte me miqtë. Vetëm në të 92, Interi arriti të gjente golin e barazimit me Perisic për të shmangur një turpërim në fushën e tij.

Megjithatë Interi vijon të tregojë një formë jo shumë të mirë ku në 5 ndeshjet e fundit në Champions dhe kampionat ka marrë vetëm një fitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos