Kryeministri Rama takon Sekretarin amerikan të Shtetit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 19:52 | Politikë
Kryeministri Rama takon Sekretarin amerikan të Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtare në SHBA, ku është takuar dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kreu i qeverisë, Rama ka postuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet në takimin me zyrtarin e lartë amerikan.

Si kryeministër i Shqipërisë, Rama do të jetë pjesë e diskutimeve në Këshillin Atlantik. Pas vendimit zhgënjyes të vitit 2019 të Këshillit Evropian për të vonuar hapjen e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Rama do të detajojë përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me BE dhe bashkësinë më të madhe transatlantike, përfshirë rolin e tij si kryetar i OSBE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos