Kryeministri Rama takon sot në Bruksel sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 15:46 | Politikë

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm do të zhvillohet në orën 17:30 në Bruksel.

Njoftimin e ka dhënë sot Departamenti Amerikan i Shtetit.

Blinken ndodhet në Europë për të shoqëruar Presidentin e SHBA, Joe Biden gjatë vizitave të tij në Britaninë e Madhe, Belgjikë e Zvicër.

https://a2news.com/2021/06/09/urdhri-per-destabilizuesit-e-ballkanit-blinken-do-te-luftojme-korrupsionin-dhe-pandeshkueshmerine/

Sekretari amerikan i Shtetit do të shoqërojë presidentin Bidenin edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor. Ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin në Gjenevë.

Kujtojmë që ky takim vjen pak kohë pas shpalljes non grata nga departamenti amerikan i Shtetit të ish-kryeministri Berisha, për të cilin kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë koment. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” deri tani 4 figura publike shqiptare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/20/u-shpall-non-grata-nga-shba-berisha-ngre-padi-ndaj-blinken-per-shpifje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos