Kryeministri Rama voton në Surrel: Mos të harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 10:40 | Politikë
Kryeministri Rama voton në Surrel: Mos të harrojmë sot e

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në qendrën e votimit në Surrel.

Pasi ushtroi të drejtën për të votuar, kryeministri tha përpara gazetarëve se të gjithë qytetarët duhet të dalin në votime, por pa harruar që jemi një familje e të njëjtit atdhe.

“Sot është një ditë e bukur me diell fantastik. Sot, është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj atyre që me votën e vet shprehin një opinion tjetër. Mos harrojmë sot e asnjëherë që jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe.

Askush të mos harrojë se demokracia është një sport pa spektatorë dhe secili duhet të dalë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Kështu që zbrisni në fushë gjuajeni penalltinë tuaj dhe në fund fitoftë më i miri”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos