Milan, zbulohet gjendja e Zlatan Ibrahimovic

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 14:33 | Futboll
Milan, zbulohet gjendja e Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 79 të ndeshjes Napoli-Milan, pasi kishte shënuar dy gola.

Mëngjesin e sotëm, kryegolashënuesi i Serisë A ka kryer rezonancën magnetike që ka konfirmuar një problem në kofshën e majtë.

Pritet që Ibra të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 10 ditë, duke humbur kështu ndeshjet ndaj Lille, Fiorentina dhe Celtic.

Pas 10 ditësh, do të kryhet një tjetër vizitë kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos