Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (IFJ dhe EFJ) kanë përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend dy ligjet për median, të njohura si paketa antishpifje.
Sipas tyre, ligjet antishpifje “nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit”.
Në një komunikatë të dy federatave lexohet: “Amendamentet e propozuara do t’i jepnin AMA-s dhe AKEP-it fuqinë për të bllokuar menjëherë faqet e internetit dhe të vendosnin gjoba të rënda për shkeljen e privatësisë. Gjithashtu, do të vendosnin regjistrimin e detyrueshëm për mediat online”.
Por, IFJ dhe EFJ shtojnë se Parlamenti, me një mazhorancë të thjeshtë, mund të miratojë sërish ligjet pa ndryshime. (A2 Televizion)