Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon edhe Imzot George Frendo

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 20:08 | Aktualitet
Kthimi i Shën Sofisë në xhami, reagon edhe Imzot George Frendo

Reagimeve të shumta mbarëbotërore për kthimin e muzeut të famshëm të “Shën Sofisë” në xhami, u është bashkuar edhe Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

"Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin Imzot George Frendo.

Kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre.

Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt.

Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve. (A2 Televizion)

Imzot George Frendo

A2 CNN Livestream

Latest Videos