Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 11:02 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima dhe 83 raste të reja me

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 4 viktima dhe 83 raste të reja me koronavirus.

Viktimat janë dy 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një 75-vjeçar nga Durrësi dhe një 81-vjeçare nga Tirana.

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 72 pacientë, 8 pacientë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Situata e COVID19 në vendin tonë vijon të jetë serioze ndaj, edhe një herë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një pacient 75 vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.

Mos e uleni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës.

Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlongje dhe në çdo ambient.

Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Korrik 2020)

Testime totale                   32353

Raste pozitive                    3454

Raste të shëruara            1946

Raste Aktive                       1415

Humbje jete                      93

(Qarku Tiranë 48, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 15, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   591

Durrës                  223

Shkodër               180

Vlorë                     113

Lezhë                    63

Fier                        29

Kukës                    43

Korçë                    32

Elbasan                 36

Berat                     39

Gjirokastër         25

Dibër                     18 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos