
Maqedonia e Veriut do të pranojë 450 shtetas afganë që duan t’i shpëtojnë regjimit taleban, duke i strehuar ata deri ne përfundim te procesit të aplikimit te vizave amerikane. Siç bëri të ditur qeveria e Shkupit përmes një deklarate, bëhet fjalë për afganë qe kanë punuar në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë nga organizata për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthyes, familjarë të tyre dhe studente.
Shkupi ka thënë se do të pranojë edhe afganë “që kanë mbështetur trupat e NATO-s në 20 vitet e fundit, përfshirë ushtrinë e Maqedonisë së Veriut”, e cila ka kontribuar në Afganistan gjatë periudhës 2002-2008.
Shumica e 450 afganëve që do të nisen drejt Maqedonisë së Veriut pritet të arrijnë në fund të javës, varësisht nga kushtet në aeroportin e Kabulit, thuhet në deklaratë. Ministri i Jashtëm në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani thekson se karantinimi ose jo i tyre do te varet nga statusi i vaksinimit kundër koronavirusit. (A2 Televizion)