15 viktima në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi në 24 orë, rriten rastet

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 17:58 | Ballkani
15 viktima në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi në 24

Koronavirusi po mbërthen edhe njëherë rajonin tonë në prag të vjeshtës, kjo për shkak dhe të lirimit të shumë prej masave, si dhe të përhapjes së variantit Delta.

Pas Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut raportoi një bilanc të përkeqësuar nga pandemia e Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet bëjnë me dije së në ditën që lamë pas 1081 persona të tjerë rezultuan të infektuar, ndërsa 15 humbën jetën.

Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë 5, 589 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos