Kujt do t’i drejtohet nëse nuk merr 71 mandate? Rama: Nuk bëj qeveri nga halli

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 22:47 | Politikë
Kujt do t’i drejtohet nëse nuk merr 71 mandate? Rama: Nuk bëj

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin "Real Story" se nuk do të bëjë qeveri nga halli.

Kur u pyet nëse nuk arrin të marrë 71 mandate nga zgjedhjet e 25 Prillit, a do t’i drejtohet PD-së apo LSI-së për të krijuar qeverinë, Rama u përgjigj: “Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vet më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në Parlament, por ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit. Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli, nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj. Nëse Partia Socialiste nuk i ka votat për të krijuar qeverinë, kurrë...”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos