Rama pas krimit në Elbasan: 25 prilli do të sjellë ndëshkimin e forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 18:10 | Politikë
Rama pas krimit në Elbasan: 25 prilli do të sjellë

Pas ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se dëshpërimi i humbësve “nuk duhet na bëjë të humbasim as qetësinë dhe as durimin".

Rama shpreh besimin se "25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!"

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos