21 të shtëna kallashnikovi në lokal, reagon PD e Vlorës: Dyshojmë se goditja ka prapavijë politike

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 20:15 | Politikë
21 të shtëna kallashnikovi në lokal, reagon PD e Vlorës:

Fshati Poro i Vlorës është tronditur pasditen e sotme nga 21 të shtënat e kallashnikovit në drejtim të një lokali, i cili shërbente edhe si bazë për strukturat e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat zëvendës kryetari i PD-së në Vlorë Lorenc Danaj, u shpreh se pronari i lokalit është anëtar i PD-së. Ai i bëri thirrje për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike në prag të zgjedhjeve dhe kërkoi zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Zëvendës kryetari i PD-së në Vlorë, Lorenc Danaj: Është goditur me armë zjarri një nga banorët e zonës në një lokal. Ky shtetas është anëtar i strukturave të PD. Kjo është një nga qendrat më të banuara, të ruhet rendi dhe siguria publike dhe të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje, e cila ka tronditur komunitetin dhe në këtë fazë që ndodhemi sistemin e zgjedhjeve në Shqipëri. I bëjmë thirrje autoriteteve që ta zbardhin këtë ngjarje një orë e më parë. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit. Nga informacionet që kemi siguruar në ambientin ku është bërë goditja ishin dy shtetas që kanë shpëtuar ëpr arsye të aftit, jo të autorit. Ky ambient është përdorur nga strukturat tona, është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar mbledhje të mëparshme dhe këto janë arsye që na japin dyshime se kjo goditje mund të ketë prapavijë politike, por këtë ia lëmë në dorë institucioneve ligjzbatuese, nuk shprehemi. Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos