Kukësi-Tirana nuk ka fitues, Vllaznia zgjeron diferencën

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 18:47 | Futboll
Kukësi-Tirana nuk ka fitues, Vllaznia zgjeron diferencën

Ndeshja kryesore e javës së dhjetë në Kategorinë Superiore, ajo mes Kukësit dhe Tiranës, është mbyllur në barazim pa gola.

Në “Elbasan Arena”, Kukësi i Gegës ishte më kërkues thuajse gjatë gjithë takimit, por pavarësisht rasteve të krijuara nuk mundën të realizonin të paktën një gol në këtë supersfidë ndaj kampionëve në fuqi të futbollit shqiptarë.

Ky barazim shkon në favorin e Vllaznisë, e cila tashmë e ka çuar në 5 pikë diferencën nga Kukësi që mban vendin e dytë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/23/ekipet-e-kreut-tregojne-forcen-asnje-surprize-ne-superiore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos