Kryendeshja e kësaj jave në Serie A, Roma-Juventus, u mbyll në barazim 2-2, ku edhe njëherë tjetër lojtari më i mirë për bardhezinjtë ishte portugezi Cristiano Ronaldo me 2 gola të shënuar.
Ndërkohë, për kryeqytetasit nga minuta e parë debutoi edhe shqiptari Marash Kumbulla, duke zhvilluar një ndeshje në kufijtë e perfekte, e përjashtim vetëm të një kartoni të verdhë në pjesën e parë, të cilin mund ta kishte evituar. Pjesa tjetër për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, edhe pse kishte përballë lojtarë të një niveli mjaft të lartë, ishte e përkryer, duke bërë që Kulusevski të mos ndjehet thuajse fare në radhët e bardhezinjve të Pirlos.
Sa i përket takimit, pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, ndërsa nisi me dy penallti, të cilat u akorduan për prekje të topit me dorë. Në fundin e pjesës së parë, Roma kaloi në avantazh me Veretout.
Në minutën e 62-të, Juventusi mbeti me një lojtar më pak, pasi Rabiot u largua pas dy kartonëve të verdhë. Roma e rriti ndjeshëm presionin, por Juventusi dhe në veçanti Ronaldo nuk u dorëzuan, me portugezin që realizoi golin e barazimit me kokë në minutën e 69. (A2 Televizion)