Napoli i shënon 6 gola Genoa-s, Milani “kursehet” ndaj Crotone-s

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 20:00 | Futboll
Napoli i shënon 6 gola Genoa-s, Milani “kursehet” ndaj

Skuadra e Genoa-s e nisi Serie A me një fitore 4-1 ndaj Crotone-s një javë më parë, por këtë të diel është larguar me një humbje të thellë 6-0 nga Napoli.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso ka treguar të gjithë kualitetin e saj në këtë sfidë, ku edhe pse pjesën e parë e mbylli me vetëm një gol, realizoi 5 të tjerë në 45 minutat e dyta. Edhe në këtë ndeshje, Hysaj qëndroi në fushën e lojës gjatë gjithë ndeshjes.

Ndërkohë, Milani fitoi në transfertë 0-2 ndaj një kundërshtari modest si Crotone, e cila u mbrojt mirë, por nuk kishte aspak fuqi të kundërsulmonte në drejtim të portës së mbrojtur nga Donnarumma. Me paraqitjet e treguara në këto dy javët e para, duket se kjo skuadër do të jetë pretendetja kryesore për t’u rikthyer në Serie B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos