Vardy trondit Manchester City-n, Leicester fiton 2-5 në transfertë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 19:24 | Futboll
Vardy trondit Manchester City-n, Leicester fiton 2-5 në transfertë

Leicester i ka dhënë një goditje të rëndë Manchester City-t këtë të diel në Premier League, duke e mposhtur në shtëpi 2-5.

Një humbje e rëndë për skuadrën e Guardiola-s, e cila vlerësohet si rivalja kryesore e Liverpool në garën për titull në këtë sezon.

Lojtari i ndeshjes ishte Vardy, i cili realizoi 3 gola, dy nga të cilët me penallti. City kontrolloi topin, ndërsa rastet e rrezikshme i krijuan miqtë, të cilët morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje në kampionat.

Më herët këtë të diel, Tottenham i Mourinho-s u ndal në një barazim 1-1 nga Newcastle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos