Kundër Ferencvaros, Juventusi bën atë që nuk kishte bërë në 123 vite histori

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 13:57 | Futboll
Kundër Ferencvaros, Juventusi bën atë që nuk kishte

Në ndeshjen kundër Ferencvarosit mbrëmjen e djeshme, ku shënoi edhe sulmuesi i kombëtares sonë, Myrto Uzuni, Juventusi bëri diçka që nuk e kishte bërë kurrë në historinë e tij 123-vjeçare.

Për herë të parë, bardhezinjtë zbritën në fushë pa asnjë italian në fazën mbrojtëse: Wojciech Szczesny (polak) ishte portier, ndërsa para tij luajtën Juan Guillermo Cuadrado(kolumbian), Alex Sandro (brazilian), Matthijs De Ligt (holandez) dhe Danilo (brazilian).

Një fazë mbrojtëse jetime nga italianët, që e bëri atë të djeshmin një formacion historik për “Zonjën e Vjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos