Në muajt e parë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, Dronët turq Bayraktar TB2 u menduan se ishin shpëtimtarët e Ukrainës. Shumë video treguan se si këto dronë godisnin tanket ose mjetet e blinduara ruse.
Megjithatë pak më shumë se një vit më vonë një pjesë e madhe e tyre sipas raportimeve janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ruse. Sipas ekspertëve, aktualisht ata janë duke u përdorur për misione zbulimi dhe patrullimi.
Në muajt e pare të luftës Rusia vuajti nga sulmet me këto drone, por shumë shpejt ajo u adaptua për të përmirësuar sistemet e saj luftarako elektronik dhe kjo rezultoj e sukseshme në bllokimin dhe rrëzimin e dronëve.
Ukraina mori nga Turqia rreth 50 TB2, por në fund të 2022 një pjesë e madhe e tyre janë zhdukur nga fusha e betejës.
Megjithatë për disa ekspert fakti që Bayraktar TB2 po përdoret për misione patrulluese nuk është një gjë e keqe. Misione të tilla janë shumë të rëndësishme përsa kohë ke sisteme artilierie me rreze të gjatë veprimi.
Droni Bayraktar TB2 gjeti një përdorim shumë të gjerë edhe në luftën në Nagoro Karabak ku Turqia furnizoi ushtinë e Azerbajxhanit për të goditur Armeninë. Pamjet ishin të qarta për efektivitetin e tyre ndaj pozicioneve armene.
Dronët Bajraktar u përdorën edhe për shkatërrimin e luftanijes Moskva në Detin e Zi e cila u konsiderua si një nga goditjet më të rënda të moralit rus.
DRONËT E PËRDORUR NGA RUSIA
Ndryshe nga Ukraina, Rusia e ka përqëndruar luftën e saj përsa përket dronëve më shumë te ata të modelit Kamikaz. Për shumë ekspert këto lloj dronësh janë më të efektshmën kjo nisur edhe për shkak të kostove të tyre më të vogla, kjo duke pasur parasysh se çfarë vlere ka një dron luftarak.
Rusia kryesisht ka përdorur dronët kamikazë të prodhimit iranian, Shahed 136. Këta lloj dronësh lëshohen nga një platformë e posaçme. E veçanta e tyre është se kanë një kosto shumë të vogël nga 20-50 mijë dollarë. Kanë një mbudhje me eksploziv dhe janë shumë të përshtatshëm për të goditur edhe mjetet e blinduara.
Përsa i përket efektivitetit të tyre Ukraina ka deklaruar se ka rrëzuar gati 80%. Ndërkohë këto dronë janë përdorur gjerësisht në fillim të janarit, përkatësisht në datat 1 dhe 2 ku u lëshuan rreth 80 dronë Shahed duke shënuar kështu një nga sulmet më të renda. Megjithatë Ukraina falë sistemeve perëndimore të mbrojtjes si Gepard apo Mantis, ka rrëzuar një pjesë të madhe të tyre.
Një tjetër dron kamikaz që Rusia është duke përdorur është edhe Lancet 3, i cili është një ndërthurje mes nje droni dhe një rakete.
Objektivi kryesor i këtyre dronëve janë tanket, mjetet e blinduara dhe njësitë e artilierisë. Rusia e ka shumë të qartë se tanket perëndimor kanë superioritet ndaj atyre rus kur bëhet fjalë për saktësi dhe distancë goditj. Për këtë është janë përdorur eksluzivisht këto dronë për të goditur këto mjete. Deri më tani një dron kamikaz Lancet 3 është vërtetuar të ketë goditur një nga radarët e sistemit IRIS T SLM dhe dyshohet se është edhe shkaktari i goditjes së Leopard 2 A6.
Në krahasim me Shahed 136 ka një mbushje me eksploziv më të vogël por avantahzi i tij është që para se të godasi objetivin ai mund të fluturojë për rreth 30 minuta.
DRONËT CIVILË
Por lufta në Ukrainë ka bërë që ushtritë veç përdorimit të dronëve luftarak të mirëfilltë të përdorin edhe mënyra të tjera. Të tillë janë dronët kinez DJI Mavic Series të cilët përdoren kryesisht për filmime apo fotografi. Këtyre dronëve i janë bërë modifikime përsa i përket lenteve, por edhe optika për shkimin natën. Ata përdoren për misione patrulluese, për zbulimin e kundërshtarëve si dhe janë përdorur edhe për hedhjen e granatave të vogla antipersonel.
Por përdorimi i tyre ka edhe anët negatve pasi sistemet radar antidron, për shkak të sofistikimit të tyre janë në gjendje të diktojnë edhe pilotin e dronit.
Aktualisht kompania kineze ka ndaluar shitjen për në Ukrainë dhe Rusi të këtyre dronëve, por importimi i tyre nga vendet fqinje është i lehtë sipas specialistëve.
DRONËT LUFTARAKË
Por vendet me ushtritë më të zhvilluara kanë avancuar jashtëzakonisht kur bëhet fjalë për dronët luftarak. Kina, SHBA, Turqia, Irani, por edhe vetë Rusia janë disa nga prodhuesit më të mëdhenjë këtyre armëve.
MQ-9 REAPER
Është një nga dronët ushtarak më të avancuar në botë dhe më i përdoruri nga ushtria amerikane. Marina, CIA, por edhe NASA e përdorin këtë dronë.
I quajtur ndryshe gjahtari vrasës është I specializuar për misione zbulimi por edhe luftarake. Ushtria amerikane edhe pse e përdor që prej viti 2008 ka në plan ta mbajë në shërbim deri në 2030.
MQ-4
Ndoshta është droni më i shtrenjtë sot për sot në shërbim në botë. Ai ka një kosto që varion nga 99-130 Milionë dollarë. Ndryshe nga Reaper ai nuk është i armatosur, por është i specializuar për zbulim.
Ky dron është në gjendje të mbulojë një hapësirë prej 100 mijë kilometrash katror, e thënë më ndryshe mund të mbulojë sipërfaqen e Islandës ose Koresë së Jugut.
BAYKAR BAYRAKTAR KIZILELMA
Bayraktar Kizilelma është droni i fundit i prodhimit turk. Ndryshe nga dronët e tjerë ai funksionon me motorë avionësh duke bërë që të ketë një shpejtësi deri në 0.9 Mach, e përkthyer ndryshe 1100 km/h duke bërë këtë dron nga më të shpejtët në botë.
KRONSHTADT ORION
Droni Orion është më moderni në arsenalin Rusisë. Mendohet se janë rreth 48 dronë të tillë të prodhuar nga Rusia. Kostoja e tyre nuk dihet ndërkohë konsiderohen si një ekuivalent i dronit amerikan Reaper.
Forma e tij si gërma V i lejon një mbrojtje shumë të mirë ndaj radarëve. Ndërkohë pjesa më e veçantë e Orion është se mund të përdoret për të rrëzuar edhe objekte ajrore. Ndërkohë në prill një prej tyre është rrëzuar nga forcat ukrainase. (A2 Televizion)