
Kylian Mbappe pritet të rinovojë kontratën me Paris Saint Germain në fund të sezonit duke i dhënë fund njëherë e mirë zërave të merkatos. Sheikët e Parisit po bëjnë çmos për të blinduar lojtarin dhe së fundmi i kanë ofruar dhe shiritin e kapitenit për ta bindur.
Në media u hap shpejt lajmi lidhur me një transferim të mundshëm të Mbappes te Real Madrid në fund të sezonit, mirëpo lëvizjet e fundit të kryeqytetasit kanë hedhur poshtë çdo spekulim për lojtarin. Të gjithë e dinë se kalimi te Real Madrid ka qenë një ëndërr për futbollistin francez që pa nisur karrierën si profesionist, mirëpo parisienët janë gati të sakrifikojnë gjithçka për ta mbajtur lojtarin në skuadër dhe ta konsiderojnë atë në projektin e së ardhmes.
Detajet nga kontrata e re nuk bëhen të ditura, por siç theksojnë dhe mediat franceze bëhet fjalë për një shumë marramendëse që e ka bindur lojtarin të rinovojë kontratën me kryeqytetasit. Gjithçka pritet të zyrtarizohet në fund të sezonit. Edhe pse është vetëm 23 vjeç, Mbappe është aktivizuar në 323 ndeshje si profesionist, ndërsa numëron 216 gola të shënuar dhe 102 asist. (A2 Televizion)