Regi Lushkja prezantohet te skuadra e re

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 08:23 | Futboll
Regi Lushkja prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare: Regi Lushkja është futbollisti më i ri i Sherif Tiraspolit.

Lojtari nga Kavaja mbylli aventurën e tij 6-vjeçare në Shqipëri me një supergol, ndërsa këtë të mërkurë është prezantuar dhe nga kampionët e Moldavisë.

25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovinimi.

Regi Lushkja mund ta nisë aventurën e tij me ekipin e ri me një sfidë mjaft delikate, pasi moldavët sfidojnë portugezët e Bragës në raundin e 1/16, në Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos