
Partizani luan këtë fundjavë një nga duelet më të rëndësishme, nëse do të mbajë gjallë objektivat e sezonit.
Të kuqtë udhëtojnë në Elbasan për t’u përballur me Teutën , skuadër e cila pas kthimit të teknikut Renato Arapi në bankinë duket se ka një tjetër atmosferë.
Në prag të sfidë, një nga afrimet e merkatos si Andi Hadroj tha se Partizani çdo ndeshje do të japë maksimumin. Hadroj tha se grupi ka frymë pozitive dhe se rezultat do të vijnë shumë shpejt.
Takimi Teuta- Partizani do të luhet këtë të shtunë në orën 16:45. (A2 Televizion)