Rreth 12 vite pas fitores së “Tripletes”, San Siro mirëpriti sërish trajnerin Jose Mourinho.
Pak para se të niste ndeshja çerekfinale e Kupës së Italisë ndaj Romës, tifozët e Interit të pranishëm në stadium nisën të thërrisnin në kor emrin e portugezit, duke “mbytur” himnin e Lega Serie A.
“Curva Nord” ekspozoi edhe një banderolë të madhe, ku i urohej mirëseardhja “Specialit”.
Mourinho iu përgjigj dashurisë së tifozëve zikaltër duke u ngritur nga stoli e duke dhuruar puthje drejt shkallëve të stadiumit. (A2 Televizion)