Aksidentohet makina me targa të Shqipërisë në Kosovë, 2 viktima dhe 2 të plagosur

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 20:08 | Kosova
Aksidentohet makina me targa të Shqipërisë në Kosovë, 2

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Ponoshec të Gjakovës në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë humbur jetën dy persona ndërsa 2 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas burimeve nga policia e Kosovës një mjet me targa të Shqipërisë ka dalë nga korsia e tij dhe është përplasur me mjetin që vinte përballë.

“Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Gjurkaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos