All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Verifikimi i listave në Kosovë, KQZ: Më 20 janar, mësohet kush mund të kandidojë

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:03 | Kosova
Verifikimi i listave në Kosovë, KQZ: Më 20 janar, mësohet
All - Paragraf - 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë kërkon nga Këshilli Gjyqësor të tregojë nëse në listat e partive me kandidatë për deputetë ka emra që duhen skualifikuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se e njëjta kërkesë u është drejtuar edhe pesë institucioneve të tjera. Një përgjigje, për listat me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet të jepet më 20 janar, pas verifikimeve.

“Germat ‘a’, ‘p’ dhe ‘q’ në nenin 29 theksojnë se kandidat nuk mund të jetë një person i cili është: a) gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; p) me anë të vendimit të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe q) i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit. Prandaj, kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë gjykatës; nëse janë subjekt i vendimit të gjykatës me të cilin i është hequr e drejta për të qenë kandidat; dhe nëse janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri(3) vitet e fundit”, tha Elezi.

All - Paragraf - 3

Kjo bëhet për të shmangur zhvillime si ato të vitit të kaluar kur gjykata kushtetuese konstatoi se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jo legjitime pasi një deputet rezultonte i dënuar. Sipas Kushtetutës, çdo person që në tri vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.”

Në procesin e verifikimit të listave me kandidatë për zgjedhjet e 14 shkurtit është përfshirë Këshilli Gjyqësor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos