All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë, Rama: Do të votoja pro dhe them që do të ndodhë

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 12:46 | Politikë
Referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë, Rama: Do të votoja
All - Paragraf - 1

Kryeministri Rama tha se do të votonte “pro” në një referendum hipotetik për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Kjo është pyetje apo provokacja? Se nuk po e kuptoj”, tha Rama. “Nëse më pyesni për hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, do të votoja hapur pro, që të jemi të qartë. Nëse më pyesni a do të ndodhë apo jo, unë them që kjo do të ndodhë, nuk e di kur do të ndodhë, si do të ndodhë, por që kjo do të ndodhë një ditë, them që po”.

All - Paragraf - 3

Rama sqaroi që ky ishte një “fall” dhe kërkoi që të mos gjykohet për këtë. “Atyre që mund ta marrin dhe të dalin të bërtasin “Shqipëria e madhe” u them që fallxhorët nuk gjykohen. Se është një fall, dhe nëse do të hidhja fall them që do të ndodhë. Se si apo kur, nuk e di. Fallin e kisha për këta që do të shkruajnë: U mblodhën në Elbasan, do të digjet Ballkani”.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti u shpreh: “Te çështja e bashkimit të shqiptarëve nuk e zgjedhim ne, por na zgjedh ai ne. Nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”.

Pak ditë më parë, ishte pikërisht Kurti, i cili gjatë një interviste për radio Monocole deklaroi se do të ishte i gatshëm të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë në të ardhmen nëse do të prezantohej në formë demokratike.

All - Paragraf - 6

Deklaratat e dy kryeministrave u bënë gjatë konferencës së përbashkët mes dy qeverive, e shtata në total, e zhvilluar këtë herë në Elbasan. Në këtë mbledhje u nënshkruan 15 marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dyja vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/26/shqiperia-dhe-kosova-nenshkruajne-15-marreveshje-ngrihet-sekretariat-nderkoordinues-per-jetesimin-e-tyre/
https://a2news.com/2021/11/26/ballkani-i-hapur-rama-kurti-nuk-pengon-bashkepunimin-tone/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos