
Me 100 vota, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Evgjeni Basharin si kryetare e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të Paluajtshme.
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur znj. Violeta Nikleta Staka në pozicionin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me 92 vota pro.
Ndërkohë, me 95 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim Merita Bejtja është zgjedhur kryeinspektore e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë. (A2 Televizion)