“Ky vend nuk ka njohur një përfaqësim më të shëmtuar të një force politike”

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 19:49 | Politikë
“Ky vend nuk ka njohur një përfaqësim më të

Sali Berisha dënoi nga Pogradeci fjalorin e kryeministrit Edi Rama që ka përdorur gjatë fushatës elektorale për 14 majin kudo ku ka shkuar.

Sipas Berishës, Rama nuk po flet më për programe, por thjesht po përdor terma fyes ndaj kundërshtarëve si dhe kërcënon se nuk do të ketë fonde për bashkitë që zgjedhin të votojnë djathtas në këto zgjedhje.

“Sot shqiptarët shohin atë që quhet kryeministër që nuk meriton kurrë asnjë lloj detyre, përveç  se atje ku e ka vendin, të kalojë nga sheshi në shesh, nga takimi në takim me një fjalor të padenjë për një njeri të civilizuar. Me një fjalor të varfër në ekstrem, me 4 fjali, zorra qorre, zorra e hollë, je çun i mirë, por motër nuk kam, mos votoni se nuk u jap para.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka njohur një përfaqësim më të shëmtuar të një force politike si kësaj radhe, rilindja me Edi Ramën.

Nga ana tjetër kandidatët e tyre, pasi kanë vjedhur dhe rrjepur qytetarët, nuk pranojnë, refuzojnë në mënyrë kategorike ballafaqimin. Nuk pranojnë sepse po të dalin para jush, akti i parë u duhet të kthejnë xhepat njëherë, të tregojnë xhepat e tyre, por ata xhepat nuk i tregojnë se i kanë të mbushur, xhepat dhe kontot me paratë që u kanë vjedhur ju”, tha Sali Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos