La Liga, Barca pa Messin vuan por arrin fitoren

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 18:55 | Futboll
La Liga, Barca pa Messin vuan por arrin fitoren

Barcelona pa yllin e saj Leo Messi bën mjaftueshëm për të fituar ndeshjen 0-2 me modestët e Elches, dhe për të  kapur vendin e tretë në La Liga.

Forma  e “blaugranave” nuk duket optimale, por djemtë e holandezit Koeman arrijnë fitoren me golat e bashkëkombësit Frenkie de Jong në fundin e pjesës së parë, dhe atë të Puig në fundin e ndeshjes.

Protagonist i ndeshjes edhe portieri i Barcës ter Stegen, që në disa raste ka shpëtuar rezultatin. Barca ngjitet në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Sevija. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos