Zgjedhjet në Kosovë, vijon rinumërimi, shumë vota me postë të pavlefshme

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 08:06 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, vijon rinumërimi, shumë vota me

Në Kosovë, vijon procesi i rinumërimit të qendrave të kontestuara dhe numërimit të votave me postë.

Nga rezultatet e deritanishme njoftohet se 14 mijë e 200 zarfe janë refuzuar, për arsye se mbajnë emrin e personave që nuk janë regjistruar për të votuar ose janë dërguar nga persona që në momentin e aplikimit nuk rezulton të kenë qenë jashtë territorit.

991 votues ndërkohë e kanë dërguar votën e tyre nga dy herë, njofton zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi. Për sa i takon rinumërimit ,“deri më tani janë rinumëruar rreth 33% e vendvotimeve”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos