
Venezuela, Bolivia dhe Ekuadori, që u rikthye sërish më pas. Këto janë tre vendet që i janë larguar juridiksionit të arbitrazhit ndërkombëtar të ICSID në të shkuarën dhe Shqipëria po shqyrton mundësinë të bëhet shteti i radhës që ndërmerr një hap të tillë ekstrem.
Por edhe largimi, siç pretendon kryeministri Rama, nuk ndryshon detyrimin për të paguar çështjet e humbura, përfshirë atë Becchetti, për shkak se vendimi i Gjykatës është ndërmarrë në një moment kur ne kemi qenë pjesë e saj.
Prandaj, në sytë e ekspertit, Pano Soko, deklarata për largim është tërësisht e pamundur.
Sikurse e kanë dëshmuar historitë e vendeve që janë larguar, apo nuk janë pjesë e gjykatave të arbitrazhit, efekti i vetëm është largimi i investitorëve të huaj.
Përgjatë viteve të fundit, në gjykatën e arbitrazhit të ICSID kundër Shqipërisë janë regjistruar një numër çështjesh, një pjesë e të cilave ende në procedurë.
(A2 Televizion)