Larja e hesapeve shkak për vrasjen e 2 shqiptarëve në Greqi, e plagosur dhe një 31-vjeçare

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 09:36 | Kronikë

Larja e hesapeve ka qenë shkaku i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lagje të Athinës. Mediat greke raportojnë se nga të shtënat mbetën të vrarë dy shqiptarë ndërsa personi që hapi zjarr në bar-kafen e mbushur me qytetarë, ishte i maskuar.

Autori mbetet ende në arrati ndërsa nga të shtënat e plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare e cila po merr ndihmë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

https://twitter.com/islandlayer13/status/1604584504462815232?s=20&t=Y1taMBEQi1Z3a_kPWHvqfQ

Në mediat e vendit fqinj janë publikuar edhe pamjet e marra nga kamerat e sigurisë dhe duket se autori ka qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të tryezës ku ndodheshin dy viktimat me origjinë shqiptare, njëri 41-vjeç dhe tjetri 44-vjeçar.

Klientët në tavolinat rrethuese vrapuan për të shpëtuar.

41-vjeçari shqiptar ka marrë dy plumba në kokë dhe ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa personi tjetër që e shoqëronte ka marrë një plumb në në gjoks. Kurse vajza e plagosur, e cila po ashtu është shqiptare, ishte ulur në një tavolinë aty pranë dhe ka marrë një plumb në bark. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/18/atentat-ne-greqi-vritet-nje-shqiptar-dy-persona-te-tjere-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos