
Spektakël dhe plot 6 gola për një pikë. Leipzig mban kryesimin në Bundesliga pas barazimit 3-3 me Borusia Dortmund.
Verdhezinjtë krijuan një avantazh të dyfishtë që në nisje të sfidës megjithatë Leipzig tregoi se nuk është rastësisht në krye, duke reaguar dhe duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, e tashmë, qëndron 3 pikë përpara vendit të dytë.
Në takimet e tjera Mainz shkatërroi 5-0 Werder Bremen-in e Milot Rashicës në një duel mbijetese. Augsburg mundi 3-0 Dusseldorf ndërsa tek suksesi mbërriti edhe Hoffenheim pas fitores 2-0 ndaj Union Berlin. (A2 Televizion)