
Liverpool u eliminua nga ‘Carabao Cup’ pasi u mund në çerekfinale, 5-0 nga Aston Villa. Në pamje të parë duket shokuese, por nëse sheh se mosha mesatare e formacionit që zbriti në fushë është vetëm 19-vjeç gjithçka merr kuptim.
Liverpool është jashtë këtij kompeticioni pasi nuk ishte prioritet për klubin ndërkohë që skuadra e vërtetë e Jurgen Klopp ndodhet në Katar për Botërorin e klubeve.
Përballë Aston Villa-s, kryesuesit e Premier League, u prezantuan me futbollistët e akademisë të cilët patën mundësinë të tregonin vlerat. Gjithësesi përballë ishte një emër elitar në futbollin anglez që nuk qe i shoqëruar nga fati nuk toleroi asgjë për t’u kualifikuar në raundin tjetër. (A2 Televizion)