
Një tërmet i magnitudës 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar dje rreth orës 23.40 me epiqendër zonën e Cërrikut, duke zgjuar banorët e qytetit dhe të zonave përreth, por duke u ndjerë edhe në Elbasan dhe Lushnjë.
Tërmeti ndodhi rreth 5 kilometra në brendësi të tokës, dhe për momentin nuk janë sinjalizuar dëme. (A2 Televizion)