Kryeministri Rama tregon me kë është konsultuar për masat e marra kundër Covid-19

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 16:51 | Aktualitet
Kryeministri Rama tregon me kë është konsultuar për masat e

Kryeministri Rama bëri me dije se është konsultuar me kryeministrinë e Suedisë dhe kancelarin e Austrisë për masat kundër koronavirusit dhe lehtësimin e tyre.

“Siç e dini”, tha kreu i qeverisë, “Austria ka të njëjtën strategji me ne, ndërsa Suedia është ndryshe nga të gjithë dhe unikale”. Ai shton se mori opinionet më të mira nga dy miqtë që vlejnë për hapjen e mëtejshme.

“Sot kam pasur diskutime me kryeministrin e Suedisë dhe kancelarin e Austrisë. Të dy më kanë komplimentuar për arritjet e Shqipërisë për këtë situatë. Pasi ajo renditet në vendet me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore. Austria ka një strategji të njëjtë me ne, Suedia e ka ndryshe dhe unikale në krahasim me të gjithë vendet. Shënova opinonet e dy miqve që më vlejnë për të verifikuar planin tonë të hapjes mbi bazën e informacionëve të marra nga udhëheqës që janë në vijën e parë të kësaj përpjekje. Hapja graduale ka riskun e saj. Duhet ta dinë që është dhe mundësia e rikthimit këtu ku jemi nëse numri i infektimeve rritet. Asnjë vend apo ekspertizë nuk thotë se përsa kohë ka jetë infeksioni do zhduket pa dalë vaksina. Virusi nuk zhduket me magji apo mbyllja hermetike. Varet nga ne sa ai mund të na dëmtojë. Distancimi social, respektimi i rregullave duhet të respektohet duke menduar prindërit, fëmijët, miqtë”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos