Koronavirusi, kryeministri Rama: Falen gjobat ndaj mbi 1200 drejtues mjetesh që shkelën rregullat

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 17:02 | Aktualitet
Koronavirusi, kryeministri Rama: Falen gjobat ndaj mbi 1200 drejtues mjetesh

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të falen të gjitha gjobat, heqjet e patentave dhe bllokimet e mjeteve për personat që kanë shkelur deri në këto momente rregullat shtrënguese kundër koronavirusit.

Sipas kreut të qeverisë, ndëshkimet nuk janë dëshirë e tij po domosdoshmëri. Ai paralajmëroi se nga e hëna të gjithë shkelësit e rregullave të luftës do të marrin ndëshkimet e rënda të miratuara së fundmi.

“Ndëshkimet në këtë situatë nuk janë dëshirat e mia diktatoriale, por një domosdoshmëri. Një pakicë e vogël nuk mund të gërryejë rezistencën popullore dhe të hedhë në lumë këtë përpjekje të jashtëzakonshme. 7107 gjoba për këmbësorë janë vendosur dhe mbi 1200 për drejtues automjetesh, të cilëve iu është pezulluar patenta për 3 vjet. Kemi vendosur mosekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e patentave dhe mjeteve tek këta persona. Hapja graduale do të shoqërohet me mundësinë e ndëshkimeve popullore dhe nuk do të ketë më kthim pas”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos