Lëvizte me armën gati për qitje, arrestohet 31-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 09:53 | Aktualitet

Policia në Krujë ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Shqiponja” është arrestuar K. B., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit".

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos