
Disa ditë pushimi këtë fundvit, me siguri do t’ju bëjnë të përzgjidhni një nga titujt e rinj të librave. Dhe këtë dhjetor janë publikuar disa të tillë. Sepse ndonëse panairi online vijoi shitjet me ulje përgjatë gjithë nëntorit, tradita e të botuarit këtë muaj u tejkalua.
Ndaj shumë botues nuk nxituan t’i prezantonin librat në nëntor dhe këto janë sugjerimet e dhjetorit.
“Hamam Ballkania”, për një histori sa reale po aq edhe fiksion që Ballkani vijon të jetojë prej më shumë se 500 vitesh. Chomsky, për të rrugëtuar nga bota ballkanike drejt ëndrrës amerikane. Një libër sa politik po aq edhe revoltues për demokracitë që nuk po funksionojnë mirë apo për shitblerjet kapitaliste.
Por, nëse kërkoni diçka më të lehtë, një grua e re dhe e bukur do t’ju përcjellë një histori që do t’ju bëjë të lundroni mes dilemave të dashurisë që duhet apo duam. Rrugëtimin artistik do ta mbyllim menjë mesazh të bukur për jetën, nga ditari i Fatmir Toçi që ia doli të triumfojë në luftën kundër Covid-19, ndonëse disa beteja dukeshin të humbura.
Por betejën e parë me librin këtë dimër do ta nisim 500 vite më parë, një libër si “Hamam Ballkania”. Është një libër për njeriun e krishterë që kthehet në mysliman, për serbin që kthehet në turk 500 vite më parë, por që i flet edhe shqiptarëve që kthehen në dikë tjetër sot. Ben Andoni e sjell në shqip.
“Tema është e identitetit dhe kjo më tërhoqi edhe mua. Tema e identitetit në këtë libër është dhënë në mënyrë apoteoze. i kushtohet njërit prej personaliteteve më të njohura të Perandorisë Osmane me origjinë sllave, Mehmet Pasha Sokolovic për sllavet dhe Sokollu për osmanët. Ai tregon mënyrën sesi mund të shkrihen dy identitete brenda një identiteti”, tregon Andoni. “Ky problem e ndoqi gjithë jetën, sepse pavarësisht rangut, asnjëherë nuk e respektuan me identitetin osman dhe i kujtonin atë sllave. Ai u mundua ta shkrinte këtë përmes gjërave të jashtëzakonshme që bëri për perandorinë. Por nga ana tjetër ai arriti edhe të ruante identitetin sllav, përmes kishës sllave, duke i ruajtur autoqefalinë”.
Një libër po kaq reflektues për politikën, demokracinë, pushtetet dhe fuqinë e të ndërtuarit të një sistemi sjell edhe “Dituria”. Petrit Ymeri publikon këtë dhjetor gjuhëtarin Chomsky por si një mendimtar mbi ëndrrën amerikane. A është politika që kontrollon biznesin apo biznesi, paraja dhe oligarkia bën politikën? Ajo që shihni së largu për Tokën e Premtuar, ju rrëfehet nga Chomsky për Amerikën, për pushtetin e për fuqinë që ka demokracia.
Ndonëse Chomsky tregon për Amerikën, libri i flet shumë edhe shoqërisë shqiptare, si për oligarkët që mbështesin politikën po ashtu edhe për sistemin e arsimit. Ky libër i Noam Chomsky-t shumë shpejt tërhoqi edhe vëmendjen e kineastëve të cilët e realizuan këtë këndvështrim të mendimtarit edhe në një dokumentar të quajtur “Requiem for the American Dream”, mbështetur dhe frymëzuar nga libri i tij, ai që na tregon dhjetë ligjet e pushtetit.
Por, nëse kërkoni diçka më të lehtë, një grua e re dhe e bukur do t’ju përcjellë një histori që do t’ju bëjë të lundroni mes dilemave të dashurisë që duhet apo duam. Kush nuk do ta donte një grua të re dhe të bukur? Kush nuk mendon se jeta do t’i bëhet më e bukur një burri që duket se koha i ka fluturuar? Ndonëse i suksesshëm heroi kryesor i këtij libri do të na rrëfejë se kjo nuk mund të jetë një histori e mbushur me lumturi, por me sfida që na shtyn të njohim vetveten. Romani, ndonëse pa ndonjë volum faqesh është shkruar me një stil që përfshin edhe një ambient mbytës, si pandemia që po kalojmë, edhe në freskinë e një gruaje të re e të bukur.
Tommy Vjeringa, autori holandez që ka edhe një karrierë në gazetari, u bë i njohur në të gjithë botën me stilin e tij të të rrëfyerit një histori dashurie me sfond sa politikën, ekonominë e tregut apo pandeminë sa që rrëmbeu edhe çmime letrare që gjuha e gazetarisë nuk ia ofronte si letërsia.
Këtë udhëtim do të mbyllim me një mesazh për jetën. A2 udhëton drejt bregdetit aty ku prej disa kohësh është izoluar Fatmir toçi, i cili na rrëfen se si e fitoi luftën me koronavirusin dhe sot tregon sa e shtrenjtë është jeta. (A2 Televizion)